Një natë më parë Andi Maloku doli nga reanimacioni pas përmirësimit. Tani ndryshon akuza për Rrajën

Një natë më parë Andi Maloku doli nga reanimacioni pas përmirësimit. Tani ndryshon akuza për Rrajën

19:28, 07/11/2019

Pak minuta më parë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku.

Maloku mbeti i plagosur në atentatin e 1 nëntorit në Shkozet, ndërsa drejtonte makinën, në të cilën ndodhej Prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, gjithashtu të plagosur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

30- vjeçari, mbrëmjen e djeshme, ka dalë nga reanimacioni drejt pavijonit, pasi gjendja e tij ishte më e mirë.

Por mëngjesin e sotëm ai ka pasur probleme me frymëmarrjen, dhe është ridërguar në reanimacion, pasi dyshohej për tromboemboli, ku dhe ka ndërruar jetë pas disa orësh.

Prej ditës së premte ai ndodhej në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë pas dy plumba në afërsi të mushkërive dhe një në shtyllën kurrizore.

Por me ndarjen nga jeta të Malokut, pritet të ndryshojë edhe akuza për të arrestuarin e vetëm të atentatit, Redjan Rraja.

Akuza e vrasjes "kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” do të kthehet në atë të vrasjes.

Ndërkohë mbeten në fuqi akuzat për  “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe  dhe “Armëmbajtja pa leje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco