Transportonte shqiptarë me kamion drejt Anglisë, ja çfarë tha para gjykatës studenti rumun

Transportonte shqiptarë me kamion drejt Anglisë, ja çfarë tha para gjykatës studenti rumun

20:39, 06/11/2019

Një rumun i cili merrej me kontrabandimin e qenieve njerëzore, u dënua nga një gjykatë angleze me 27 muaj burgim, pasi tentojë të kontrabandojë shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.

Mihal Cretu u kap teksa po kontrabandonte me kamion një djalë 20 vjeç dhe një vajzë 19 vjeçare, ndërsa këta të fundit ndodheshin në kamionin e tij po kalonte drejt kanalit anglez.

Sipas ‘Daily Mail’, Cretu u shfajësua para gjykatës duke thënë se paratë i nevojiteshin për të kryer studimet në Rumani.

I riu rumun tha po ashtu se ai kërcënohej vazhdimisht nga ana e bandave.

Gjykata e Kurorës në Canterbury tha se Mihail Cretu kishte pranuar të bëhej transportues i shqiptarëve, pasi në këmbim merrte para.

Gjykata vërtetoi po ashtu se personat që ishin në kamionin e rumunit Cretu kishin urdhra ndalimi për në Britaninë e Madhe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco