Si u transformuan Rrajat pas daljes së një deputeti, Redjan stomatologu befas u kthye në 'Dara'

Si u transformuan Rrajat pas daljes së një deputeti, Redjan stomatologu befas u kthye në 'Dara'

08:12, 06/11/2019

'Deri në vitin 2005 ulte kokën kur i flisje”. Kështu ka deklaruar këtë të martë, gazetari Poli Hoxha për Redjan Rrajën, personin e ndaluar pasi dyshohet se është i përfshirë në atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoja.

Gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan, gazetari tregoi se Redjan Rraja deri në 2005 ka punuar për një rrogë të thjesht për një laborant turk në Fushë-Krujë. Transformimi i tij, por edhe i fisit Rraja, sipas gazetarit ka ndodhur në vitin 2005, atëherë kur u zgjodh deputet Rrahman Rraja.  

“Fakt është që çunat e asaj zone atje marrin përsipër ngjarje në gjithë Shqipërinë. Atje është kthyer në një offshore dhe janë gati të paprekshëm nga asgjë, edhe nga kontrollet. Unë sot kam biseduar me një mikun e Redjanit. Redjani ka qenë një djalë që deri në vitin 2005 kur i flisje ulte kokën.

Ka vazhduar në një universitet privat për stomatologji. Është martuar shpejt. Dhe nusen e ka stomatologe. Ka punuar deri në vitin 2005 si ndihmës për 200-250 mijë lekë të vjetra për një laborant turk në Fushë-Krujë. Redi i thërrasin shkurt. Nga Redi kaloi në “Dara”.

Në 2005-ën çfarë ndodhi?

Në fisin Rraja ndodhi një transformim. Kur u bë deputet Rrahman Rraja ata u transformuan dhe siç e thotë Emiljano Nuhu ata janë ligji aty, ata në fakt nga 2005-a kanë qenë ligji. Ky djalë i mirë që 21 vjeç dhe atë periudhë e kishte ndarë mendjen të shkonte në Kanada papritur u transformua. Ai ka ambiente biznesi në Tiranë me shifra shumë të mëdha. Nikla është ndërlidhëse me Durrësin për drogën e Veriut për portin e Durrësit dhe andej”, tha Poli Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco