Dalin detaje të reja nga atentati në Durrës/ Edhe dy autorët e tjerë pranë identifikimit

Dalin detaje të reja nga atentati në Durrës/ Edhe dy autorët e tjerë pranë identifikimit

22:15, 05/11/2019

Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala, zbulon detaje të reja nga atentati i së premtes në Durrës, ku u qëllua makina e prokurorit Arjan Ndoja dhe pas arrestimit të sotëm të Redjan Rrajës.

Sipas saj, një palë syze dielli e kanë ‘tradhtuar’ stomatologun Redjan Rraja, i është shoqëruar të dielën në darkë, teksa udhëtonte për në Hanin e Hotit dhe ka deklaruar se udhëtimi ka qenë i planifikuar.

“Rraja është një emër jo pak i njohur. Ai është shoqëruar që të dielën në darkë nga policia, ka qenë një nga personat e shoqëruar. Ai ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij drejt Hanit të Hotit. Ka qenë duke u larguar, ai ka thënë se ka qenë udhëtim i planifikuar. Një palë syze dielli e kanë lidhur me ngjarjen sepse janë gjetur në makinën e autorëve që u gjet në Shkafane. Ai ka qenë i akuzuar për fshirjen e gjurmëve në vrasjen e Elton Çiços dhe gjurmët e tij të gishtave ishin të skeduara. Fillimisht ai ka mohuar çdo gjë. Kur është vënë përpara fakteve dhe syzet i janë vënë para ka pohuar që janë syzet e tij por ka mohuar që ka lidhje me ngjarjen”, u shpreh gazetarja e ftuar në News 24.

Lala deklaroi se dhe dy autorët e tjerë janë pranë identifikimit dhe janë nga Veriu dhe me rekorde të theksuara kriminale.

“Makina e Arjan Ndojës ka qenë duke u eskortuar nga automjeti i Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit ose i njohur me nofkën ‘Rrumi’. Në momentin që ka ndodhur atentati, shoferi i Muharremit ka parë gjithë skenën dhe ka përshkruar personat e dyshuar dhe kjo gjë ka ndihmuar prokurorët. Në momentin që ai ka dhënë dëshminë e tij, dyshimet janë që mjeti nuk është djegur sepse autorët kanë pasur frikë se janë ndjekur nga ky automjet. Por shoferi ka qëndruar për të ndihmuar të plagosurit.Dhe dy personat e tjerë janë pranë identifikimit, janë nga veriu me rekorde të shumta kriminale”, deklaroi Lala.

Ajo tha se sipas hetuesve Redjan Rraja nuk ka vepruar për llogarinë e tij direkte por për llogari të grupeve kriminale në Durrës që kanë interesa direkte me çështjen e pronave.

“Prona që rezultojnë me mbivendosje, përfituesi më i madh i të cilave është Pëllumb Muharremi. Sa i përket Redjan Rrajës se si një njeri që ka qenë stomatolog në burg dhe është shndërruar në një njeri të rrezikshëm mbetet për t’u saktësuar”, tha ajo.

Sipas gazetares, ky atentat u zhvillua në kohën e tensioneve politike, kur kryeministri e zv. kryeministri bënë deklarata publike, në një çështje të prokurorit, i cili arrestoi ish-kreun e Kadastrës Durrës Liridon Pula.

“Këtu nuk diskutohet për Arjan Ndojin. Ndojit ia ka bërë vettingun plumbi. Ky hetim do të ishte i mbyllur, kur të kemi prapa hekurave, kur të kemi në burg porositësin. Kujtojmë se ky atentat është bërë në kohën që ndaj prokurorit janë lëshuar akuza publike nga kryeministri dhe zv. kryeministri.

Pastaj se çfarë ka dashur Ndoji në një makinë me një kriminel këtë duhet ta thotë ai në vetting. Unë mendoj se nëse nuk vihen prapa hekurave porositësit, mendoj se është një hetim i dështuar. Duhet që të merren të gjitha dëshmitë e personave të dyshuar dhe që ata mund të nxjerrin emra për urdhëruesit. Kështu duhet të hetohet”, deklaroi Klodiana Lala.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco