50 mijë euro për të lejuar mbjelljen e kanabisit/ Merret nën hetim zinxhiri drejtues i komisariatit të Librazhdit

50 mijë euro për të lejuar mbjelljen e kanabisit/ Merret nën hetim zinxhiri drejtues i komisariatit të Librazhdit

18:46, 05/11/2019
A+ Aa A-

Shefi i komisariatit në Librazhd, Bedri Hasanaj, së bashku me shefin e krimeve Armand Koni dhe një numër të madh drejtuesish në këtë komisariat dhe në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, janë vënë në hetim për neglizhim dhe shpërdorim detyre duke lejuar mbjelljen e 3 mijë rrënjëve kanabis në fshatin Ostren, zona e Gollobordës.

Sipas asaj që ka mësuar Syri.net, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, SHÇBA, ka nisur hetimet prej disa javësh, ndërsa dosja është dërguar në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Elbasan.

Sipas burimeve të sipërcituara, në dosje ka dëshmi që rëndojnë pozitën e zyrtarëve të lartë të policisë në Librazhd, madje personat, ende të paidentifikuar, që kanë mbjellë lëndën narkotike, kanë paguar 50 mijë euro tek zyrtarët.

Ky mbetet ende një informacion paraprak pasi prokuroria po punon për mbledhjen e sa më shumë provave. /SYRI.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz05/11/2019 20:02

Keta jane narkopolicet qe ka emeruar Tualeti, nari i Çermenikes ose ndryshe kokshpulla e toyta yrais.

Shto koment

Denonco