Atentatori i prokurorit: Unë jam Redjan Rraja, ne bëjmë ligjin, e shkrijmë fare komisariatin…

Atentatori i prokurorit: Unë jam Redjan Rraja, ne bëjmë ligjin, e shkrijmë fare komisariatin…

13:08, 05/11/2019

Redjan Rraja, 34-vjeçari nga fshati Nikël i Fushë-Krujës, i cili është arrestuari si një nga autorët kryesorë të atentatit ndaj kryeprokurorit të Durrësit, Arian Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe ‘të fortit’ të Sukthit, Landi Muharremi, duket se ka qenë i plotfuqishëm dhe ka bërë ligjn në zonën e tij, prej shumë kohësh.

Emri i tij del edhe në kallëzimin që ka bërë te kolegët e tij, ish-oficeri i policisë në Komisariatin e Fushë-Krujës (tashmë në azil politik) Emiliano Nuhu për çështjen e bujshme të Xhisiela Malokut. Në këtë denoncim ai tregon se ka komunikuar me Redian Rrajën nëpërmjet mesazheve dhe më pas edhe fizikisht në një lokal diku te Unaza e Re afër ‘Astrit’, ku është kërcënuar me jetë.

Nga biseda e zbardhur kuptohet lehtë fuqia që përfaqëson Redian Rrahja, i cili jo vetëm kërcënon hapur komisarin Nuhu, por mburret se ai dhe ata që përfaqëson po të duan e shkrijnë fare e dhe komisariatin e policisë në Fushë-Krujë. Më poshtë mund të lexoni pjesë të dëshmisë së komisar Nuhut, ku del qartë fuqia e organizatës ku bën pjesë Redjan Rraja.

Image

Komunikimi në Whats App:

Ora 17:30 Nuhu lë komisariatin. Duke u kthyer nga puna në Whatsapp i vjen një mesazh:

-Jam Redjan Rraja. Ti ishe sot që more në pyetje Xhisiela Malokun?

Emiljano Nuhu: Po unë isha.

Redjan Rraja: Çfarë ke me ne që po krruan kurrizin?

Emiljano Nuhu: Nuk kam asgjë po bëj punën e shtetit

Redjan Rraja: Ku je të vij të të takoj pak nga afër

Takimi në lokal me Rrajat

Më pas ne procesverbal tregon dhe bisedën e bërë në lokalin ‘Rich Mond’, ku ndodhi takimi mes tyre, ku ndër të tjera nipërit e deputetit i kanë thënë se në Fushë Krujë ligjin e bëjnë ata dhe jo ai.

‘Më erdhën me makinë të zezë. Të tre u ulëm në tavolinë. Ata mu prezantuan si Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja dhe se janë kushërinjtë e Rexhep Rrajës. Me një ton zëri të lartë dhe të revoltuar më thanë: ‘Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhensilën dhe e ke pyetur për ne?

Emiljano Nuhu: Unë kam marrë një dosje nga prokuroria në procedim penal që është regjistruar në ngarkim të kushëririt tuaj Rexhepit, dhe ndërkohë që po flisja ai më thotë: Nuk më rruhet k….. fare për ty që ke ardh nga Berati dhe do të bësh ligjin në Fushë Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje.

Përsëri u mundova ti shpjegoja por ata më thanë: Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiperia qe meritojme!06/11/2019 00:21

A ju kujtohet shprehja "s'keni parë gjë akoma"

Daj Jaku05/11/2019 15:09

E Drama ju turr policit Nuhu sepse i cënoi Rrajat duke e detyruar të arratiset në Zvicër. E Drama ju turr prokurorit Ndoi, meqë ky i fundit nuk ja pordhi kërcënimet, E Drama i dërgoi Rajat për ta vrarë.

Shqiptari05/11/2019 14:36

Hahahaaa! Çfare " trimerie"!!?? Ne fakt keta jane vetem "arma e ligjit te xhungles" se kesaj xhungle pa ligje qe instaloi ne Shqiperi Edvini i Rilindjes. Po te mos kene mbeshtetjen e peshkaqenit te Rilindjes, keta "ligjberes" te xhungles, jane thjesht morra dhe pleshta bythe qeni! O shqiptare! Vetem kaq mjafton te kuptoni se ku e gjejne guximin keta "trimat" e armatosur te Fushe-Krujes, qe nje here kercenojne, dhunojne e perdhunojne njerez te thjeshte, pastaj kercenojne nje oficer te policise se shtetit, pastaj qellojne e vrasin ne mes te dites nje prokuror te shtetit. Mos valle, vertete jane me te forte se shteti? A kane dale ndonjehere deri sot ne bote trima dhe te forte qe t'i bejne kakerdhi shtetit? Por kjo do te thote se nuk ka shtet per ata prej te cileve mbahet "shteti" dhe pushteti, mbahet vet krye-mafiozi! Kemi dy shtete paralele: shtetin qe perfaqesohet nga njerezit e ndershem dhe shtetin e bandes Rilindja dhe e "te forteve kriminele" kunder popullit dhe punonjesve te ndershem. Situata e shtetit eshte alarmante, sepse jemi me keq se situata ne Siçiline e viteve '70-'80, ku ligjin jo vetem e bejne "bandat" dhe te "fortet", por me e tmerrshme eshte sepse mbeshtet me te gjitha format diktatoriale nga vete kryeministri. Aksioni kryesor opozitar sot eshte organizimi i protestave dhe tubimeve masive ne Washington, ne Bruksel dhe perpara ambasades se SHBA, BE, OSBE, Gjermane, Franceze e Italine me thirrjet dhe parrullat: Save Albania from MAFIA! Save Albania from Edi Rama! Prandaj o Lulzim, kthehu ne Tirane dhe leri bredhjet kot neper qytetet e Shqiperise. Nuk ke nevoje per fushate elektorale sepse fushaten po ta ben vete Edvini duke e nxire dhe duke e bere sterre Shqiperine. Vetem bej gati emrat e 140 kandidateve per Sistemin Zgjedhor Proprcional Kombetar me Lista te Hapura! Kjo eshte e vetmja rruge shpetimi qe Shqiperia te çlirohet nga kthetrat e Edvinit.

Ridhjeresi05/11/2019 13:28

He mor i biri I Kristraqit dhe nipi i shokut Spiro! Do më?

Shto koment

Denonco