Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Gjyqi i veçantë/ Me unazë në xhep për të takuar të dashurën, shqiptari i hap vetes telashe me drejtësinë

Gjyqi i veçantë/ Me unazë në xhep për të takuar të dashurën, shqiptari i hap vetes telashe me drejtësinë

19:33, 04/11/2019
A+ Aa A-

Një gjyq i veçantë pritet të mbahet më 2 dhjetor në Itali, ku personazh kryesor është një shqiptar.

Gëzim Dema, 22 vjeç, jeton me prindërit e tij në Via Borgo Palazzo.

Ai nuk kishte asnjë problem më herët me policinë, deri në momentin kur tentoi të kalonte kontrollin e policisë në aeroport me dokumente false dhe me një unazë në xhep, për të kaluar një fundjavë romantike me të dashurën që e priste në Londër.

Media italiane e ka shfajësuar të riun shqiptar, duke e quajtur të tijën një histori dashurie dhe jo një histori falsifikimi dokumentesh.

Dema i bleu dokumentet false rumune në internet me postë për vetëm 1500 euro.

Kjo pasi origjina e tij shqiptare nuk e lejonte të hynte në Mbretërinë e Bashkuar. Përpara gjykatësit, Dema tha se ai kishte provuar edhe hyrjen e autorizuar në Angli.

Por plani ‘B’ dështoi. Dema punon si punëtor në një kompani Carvico. Pagat e lejuan atë të paguante dokumentet dhe madje edhe një unazë. Ideja ishte të shfrytëzonte rastin e veçantë për të vulosur historinë e dashurisë. Por gjithçka shkoi keq. Në aeroport dokumentet e rreme nuk i shpëtuan policisë.

Djali u bllokua dhe e dashuri po ashtu. "Unë thjesht kam dashur të bëj pushime në Londër me të dashurën time," e justifikoi ai veten. Gjykatësi e liroi, por me zemër apo jo, gjykimi do të vazhdojë përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco