Aksident i rëndë në Pukë, plagosen burrë e grua me motorr Foto nga vendngjarja

Aksident i rëndë në Pukë, plagosen burrë e grua me motorr

08:56, 04/11/2019
A+ Aa A-

Një çift që udhëtonte me motor është plagosur në Qafë Qele në aksin Vau i Dejës – Pukë në një kohë kur shiu binte pa pushim, mëngjesin e së hënës. Burri quhet Gani Aliu dhe gruaja, bashkëshortja e tij, Vezire Laçi.

Policia njoftoi se në fshatin Çafë - Laç, një "Volkswagen" i drejtuar nga F. M. 52 vjeç, banues në Pukë është përplasur me një motorr "Shineray". Për pasojë, kanë mbetur të plagosur, drejtuesi dhe pasagjeri i motorit, Gani Aliu, 60 vjeç dhe Vezire Laçi, 52 vjeçe, të cilët u dërguan në spitalin rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i makinës, F. M, është shoqëruar në polici. Në vendngjarje po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco