Ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje. Emri

Ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje. Emri

08:31, 04/11/2019
A+ Aa A-

Eshtë ekstraduar nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi ishte denuar për vrasjen me armë zjarri të shtetasin A. M.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kudret Shametaj, 55 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja" dhe "Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco