VIDEO/ Shi i rrëmbyeshëm dhe përmbytje, ja çfarë po ndodh në Sarandë

VIDEO/ Shi i rrëmbyeshëm dhe përmbytje, ja çfarë po ndodh në Sarandë

22:07, 03/11/2019
A+ Aa A-

Reshjet e dendura të shiut që vijojnë të bien kanë sjellë jo pak probleme në jug të vendit.

Në qytetin e Sarandës uji ka pushtuar rrugët duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave dhe banorëve.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, të dërguar nga qytetarët në redaksinë e Syri.net, niveli i ujit në rrugët e qytetit është i lartë, ndërsa nga përmbytjet nuk kanë shpëtuar as bizneset.

Sipas parashikimeve të meterologëve, reshjet e shiut do të vijojnë edhe gjatë orëve të natës dhe gjatë ditës së nesërme. Madje, sipas IGJEUM, edhe qarqe të tjera rrezikohen nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet. /Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco