Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Ja dy qytetet me kriminalitetin më të lartë në Shqipëri

Ja dy qytetet me kriminalitetin më të lartë në Shqipëri

20:54, 03/11/2019
A+ Aa A-

Vlora dhe Shkodra janë qarqet më të rrezikuara në krimi në Shqipëri, sipas perceptimit të qytetarëve në një studim të mbështetur nga OSBE.

37 %  e qytetarëve të pyetur kanë vlerësuar se policia e Vlorës është e pasukseshme në parandalimin e krimit, ndërsa 33.63% thonë se ka dështuar në kapjen e autorëve të krimeve.

9.45% e të pyeturve pretendojnë se janë vjedhur 12 muajt e fundit, ndërsa e njëjta masë qytetarësh të Vlorës, kanë pranuar se janë kërcënuar fizikisht, por shumica nuk e ka raportuar në Polici.

Vlora prej vitesh qëndron në krye të qarqeve më problematike për kriminalitetin. Në 10 muaj, Vlora është tronditur nga vrasje e atentate.

Disa nga këto ngjarje mbeten pa autorë, sikurse edhe të tjera ngjarje të bujshme ndër vite.

Edhe për vitin 2018, Vlora ishte qyteti me kriminalitetin më të lartë në vend me 57 mijë raste të kallëzuara në Prokurori.

Më pas nuk mbetet as Shkodra, e cila në vitet e fundit është tronditur nga një seri vrasjesh, edhe këto, ashtu si në Vlorë, të mbetura pa autorë në pjesën dërrmuese të tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco