Ambulanca, zjarrfikëse dhe forca të shumta policie. Ç'po ndodh në autostradën Tiranë-Durrës

Ambulanca, zjarrfikëse dhe forca të shumta policie. Ç'po ndodh në autostradën Tiranë-Durrës

19:16, 03/11/2019
A+ Aa A-

Regjistrohet aksidenti i rradhës në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas asaj që raportohet nga vendngjarja për Syri.net, një autoveturë është përplasur me ndarësen prej betonit të dy korsive të autostradës dhe ka këputur një prej shtyllave të ndriçimit.

Ambulanca, zjarrfikëse dhe forca të shumta të policisë rrugore ndodhen në vendngjarje.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti në fjalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco