FOTO/ Kokainë në Tiranë, lekë dhe një thikë, në pranga dy persona

FOTO/ Kokainë në Tiranë, lekë dhe një thikë, në pranga dy persona

13:45, 03/11/2019
A+ Aa A-

Në kuadër të një operacioni të koduar “Weekend”, dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë. 

Të arrestuarit në flagrancë merreshin me shpërndarjen e drogave të forta në Tiranë.

Në pranga kanë përfunduar personat me iniciale  F. M., 30 vjeç, dhe  A. L., 18 vjeç,  banues në Tiranë, të cilët u kapën në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë – Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogërave të forta në doza.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”.

    Operacioni i zhvilluar nga forca e posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

    Sekuestrohen 32 doza kokainë, një dozë kanabisi, armë e ftohtë thikë, aparate celular dhe një sasi lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

    Në pranga dy poseduesit.

    Forca e posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Weekend”, shtetasit:

    F. M., 30 vjeç, dhe A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.

    Në rrugën “Muhamet Gjollesha” këta dy shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponjat” me 32 doza kokainë dhe një dozë kanabisi të bëra gati për shitje.

    Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë; një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi; 3 aparate celular; një armë e ftohtë thikë dhe 66 600 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

    Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco