Drogë në burgun e Fushë Krujës

Drogë në burgun e Fushë Krujës

12:48, 03/11/2019
A+ Aa A-

Një hetim disa mujor ka zbuluar shitje droge brenda burgut të Fushë Krujës, drogë që futej nga jashtë.

Pas këtij hetimi, është bërë pezullimi i disa punonjësve të policisë së burgut.

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është bërë i mundur dokumentimi i një aktiviteti kriminal, ku një të dënuari i futej kanabis në burg nga bashkëshortja e tij, dhe më pas ai e shiste brenda ambienteve të IEBP-së së Fushë-Krujës.

Mësohet se i dënuari ua shiste lëndën narkotike të dënuarve të tjerë kundrejt kartave telefonike, me kosto 1 mijë lekë të reja.

Punonjësit e pezulluar janë:

1-B. A, i datëlindjes 18.06.1968, lindur në Lezhë e banues në Tiranë, me detyrë specialist i regjimit të jashtë;

2-S. Xh, e datëlindjes 25.02.1964, lindur në Dibër e banuese në Tiranë, me detyrë kontrollore e familjareve;

3-L. C, e datëlindjes 31.03.1961, lindur e banuese në Fushë Krujë, me detyrë kontrollore e familjareve.

4-L. S, i datëlindjes 16.04.1964, lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

5-A. D, i datëlindjes 18.07.1979, lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

6-O. K, i datëlindjes 07.07.1986 lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

7-D. P, i datëlindjes 10.11.1968, lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

8-L. C, i datëlindjes 21.01.1973, lindur e banues në Krujë, me detyrë. Punonjës policie në regjim të brendshëm.

Nga ana e OPGJ-së së drejtorisë së SHKBB-së, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Krujë i ditës sw djeshme, 02.11.2019, ku për shtetasin Isuf Rama është vendosur masa e sigurimit personal ‘Arrest me burg’ dhe për bashkëshorten e tij Shkëndije Rama ka vendosur masën e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco