Marsida ‘harron’ vrasjen në shtëpinë e sa, publikon FOTO me 3 fëmijët

Marsida ‘harron’ vrasjen në shtëpinë e sa, publikon FOTO me 3 fëmijët

11:22, 03/11/2019
A+ Aa A-

30-vjeçarja Marsida Qatja duket se e ka lënë pas ngjarjen që ndodhi në banesën e saj, në Kavajë, dhe që tronditi mbarë opinionin publik, ku u vra Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi.

Qatja, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale pas ngjarjes së përgjakshme, ka postuar së fundi një foto me tre fëmijët e saj në ‘Facebook’, mbi të cilat shkruan se në praninë e tyre ndjehej e bekuar. Në foto duket qartë djali i madh, vajza dhe djali 2-vjeçar, prej të cilit Qatja siguroi edhe masën ‘arrest shtëpie’.

Ajo u vu më 17 tetor nga gjykata e Kavajës nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, me arsyetimin se Marsida ka një fëmijë vetëm 2 vjeç, e që duhet ta ushqejë me gji.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak javë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco