Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Bomba që vrau gazetaren malteze, me origjinë nga ‘nëntoka kriminale' shqiptare

Bomba që vrau gazetaren malteze, me origjinë nga ‘nëntoka kriminale' shqiptare

10:12, 03/11/2019
A+ Aa A-

Nga hetimet e kryera në idhje me vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia, policia ka identifikuar dy vëllezër të tjerë, të cilët janë të njohur në botën e krimit maltez, sipas raportit të “Sunday Times”.

Policia dyshon se vëllezërit kanë kryer disa krime transnacionale, përfshirë edhe kontrabandën e cigareve.

Sipas raportit, thuhet se ata kanë kontakte brenda ‘nëntokës kriminale’ shqiptare dhe policia po heton nëse pajisja eksplozive që shkaktoi shpërthimin e bombës të vendosur në makinën e gazetares, kishte origjinën nga Evropa Lindore.

Policia njofton se deri më tani, katër persona janë të dyshuar si pjesë e rrjetit kriminal të organizuar që vranë gazetaren Galizia.

Vëllezërit George dhe Alfred Degiorgio dhe Vince Muscat, janë akuzuar për vrasje dhe flitet se Muscat po bashkëpunon me policinë.

Në rendin kriminal, dy vëllezërit e tjerë janë më të lartë dhe dyshohet se kanë blerë mjetin shpërthyes dhe materialin.

Raporti gjithashtu thotë se ata mund të kenë punuar drejtpërdrejt me një “ndërmjetës”, i cili ka vepruar si bashkëpunëtor, ndërsa në krim dyshohet të jetë përfshirë një “biznesmen i madh” që gazetarja e ndjerë kishte hetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco