Aksidenti tragjik, vdes shqiptari në Itali

Aksidenti tragjik, vdes shqiptari në Itali

08:38, 03/11/2019
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës, ndërsa i vdekur ka mbetur një shqiptar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fossano, Itali.

Një shqiptar 48 vjeç, ka mbetur i vdekur nga aksidenti. Ai ishte duke udhëtuar me një makinë ‘Fiat 500’ kur është përplasur kundër një makine tjetër, që po drejtohej nga një grua.

Në këtë aksidenti është përfshirë edhe një makinë tjetër, e tretë.

Sipas policisë, në përplasje kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, por me plagë të lehta.

Për shkak të aksidentit, rruga është bllokuar për më shumë se 2 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco