Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Italiani imiton shqiptarët, vjedh 25 mijë euro energji me një magnet në aparat

Italiani imiton shqiptarët, vjedh 25 mijë euro energji me një magnet në aparat

19:49, 02/11/2019
A+ Aa A-

Nuk janë vetëm shqiptarët specialistë të vjedhjes së energjisë në matës.

Policia italiane ka ndaluar një shtetas, rezident në Pruneto, i cili akuzohet për manipulim të aparatit matës të energjisë.

Rezidenti është paditur nga karabinierët për vjedhje të rëndë dhe të vazhduar.

Sipas të dhënave të Policisë, i akuzuari kishte instaluar një magnet tek aparati që maste sasinë e energjisë elektrike të konsumuar.

Personi i ndaluar nga policia menaxhonte një aktivitet që merrej me reklamime.

Karabinierët dhe teknikë të kompanisë energjetike “Enel” kanë llogaritur se i akuzuari nuk ka paguar 25 mijë euro nga faturat e energjisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco