Skuadër e mirëorganizuar me 5 persona të paguar/ Gazetari sjell detaje të reja nga atentati i Durrësit

Skuadër e mirëorganizuar me 5 persona të paguar/ Gazetari sjell detaje të reja nga atentati i Durrësit

17:28, 02/11/2019
A+ Aa A-

Një skuadër e mirëorganizuar dhe e mirëpaguar dyshohet të fshihet pas atentatit të prokurorit Arjan Ndoja pasditen e djeshme në mblikalimin e Shkozetit teksa ishte në makinë me shoferin e tij dhe një person me precedentë të mëparshëm penalë, Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.

Gazetari Elton Qyno, një ditë pas ngjarjes, ka rrëfyer në studion e Report Tv se, dyshohet të kenë qenë 5 persona autorët që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer atentatin, i cili i la të plagosur të tre personat që ndodheshin në makinën AA 333 ZD, që prokurori kishte në përdorim por rezultonte me letra në pronësi të një tjetër personi.

Dy persona dyshohet të kenë qëlluar me automatik nga një makinë e cila rezultoi e vjedhur në Tiranë dhe me targa të falsifikuara, ndërsa në timon ka qenë një person i tretë.

Dy persona të tjerë dyshohet të kenë pritur në vendin ku gjet makina e braktisur e autorëve, në fshatin Shkafanë të Shkozetit në Durrës.

Sipas gazetarit, kjo është një skemë tipike mafioze që është parë edhe në ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko në Tiranë, apo Edison Harizaj në Durrës, nëntorin e shkuar.

Sipas Qynos, atentatorët e kanë ndjekur prokurorin edhe në vendin e tij të punës, ku ditën e djeshme ka qenë në seanca gjyqësore, më tej në drekën që Arjan Ndoj ka konsumuar me Landi Muharremin në prani edhe të shoferit në një lokal në zonën e plazhit në Durrës, derisa u siguruan për terrenin e duhur pranë mbikalimit të Shkozetit ku lëshuan breshërinë e automatikëve nga makina në ecje.

Makina Benz me targë AA 333 ZD (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut dhe në përdorim nga prokurori)  u qëllua me mbi 8 plumba kallashnikovi. Një plumb ka përshkruar në dorë dhe prokurorin Arjan Ndoja dhe asnjë plumb nuk ka në trup, por ka vetëm një gërvishtje në krahun e majtë. Jashtë rrezikut për jetën është edhe Landi Muharremi që së fundi e kishte ndryshuar emrin në Aleksandër Laho. Më rëndë ndodhet shoferi Andi Maloku 30 vjeç, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Manovrat e shoferit, ish-punonjës i policisë në Komisariatin e Krujës, kanë bërë që kjo ngjarje të mos marrë asnjë jetë njeriu.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist02/11/2019 22:19

Cfare mireorganizimi flet gazetari,kur paskan qene pese persona dhe nuk arriten qellimin e tyre!Qenkan trembur edhe nga qytetari qe i paska pyetur,se cfare po benin !

Shto koment

Denonco