Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Kërkohet nga Italia për terrorizëm, Hoxha: E mora vesh nga lajmet, akuzat mi kanë bërë në...

Kërkohet nga Italia për terrorizëm, Hoxha: E mora vesh nga lajmet, akuzat mi kanë bërë në...

15:33, 02/11/2019
A+ Aa A-

Informacionet për një kërcënim për sulm terrorist, të ngjashëm me atë në Bataclan, që la dhjetëra viktima në Francë ka vënë në alarm policinë italiane. Mediat fqinje raportojnë për dy shqiptarë shumë të kërkuar që dyshohet se janë të strehuar në Itali.

Bëhet fjalë për Bujar Hysën 45 vjeç dhe Bardhyl Hoxhën 46 vjeç, por ky i fundit në një lidhje telefonike për Ora Neës ka treguar se akuzat ndaj tij janë të shtisura nga dikush në Shqipëri dhe nuk janë aspak të vërteta.

“Jetoj në Francë prej 18 vitesh. Këto akuza mi ka bërë dikush nga Shqipëria. Me akuzat jam njohur para një ore duke parë lajmet. Kam qenë në Itali, jam paraqitur vetë në policinë Franceze, më ekstraduan në Itali më lanë me 3 muaj burg për trafik droge, në gjyq dola i pastër”, ka thënë ai.

I pyetur nëse e njeh të akuzuarin tjetër, Bujar Hysa, 46-vjeçari Hoxha deklaron se nuk e ka idenë se kush mund të jetë ai.

Më tej ai ka theksuar se personi që ia ka ngritur akuzën është në Shqipëri dhe kohë më parë ka pasur konflikt me të dhe se emrin e tij do ia thotë vetëm drejtësisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco