‘Nuk i njoh atentatorët’, prokurori Ndoj dhe Muharremi ruhen me policë në spitalin e Durrësit

‘Nuk i njoh atentatorët’, prokurori Ndoj dhe Muharremi ruhen me policë në spitalin e Durrësit

14:24, 02/11/2019
A+ Aa A-

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoj ka mohuar të ketë parë autorët e atentatit që ndodhi ndaj tij të premten, e 1 nëntorit, në ora 16.30 tek mbikalimi i Shkozetit.

Kolegët nga krimet e rënda e kanë pyetur në katin e dytë të spitalit të Durrësit prokurorin e plagosur nga dy plumba i cili të shtunën ka dalë nga reanimacioni. 

Ai mësohet se nuk ka dhënë shpjegime të detajuara duke përsëritur shpesh fjalën “nuk kam parë gjë” ndërsa ka shpjeguar se pasi kishte drekuar në një lokal në zonën e plazhit në Durrës me shoferin e tij Andi Maloku, në tavolinë u është afruar edhe shtetasi Landi Muharremi me të cilin më pas janë nisur me makinën me targa AA 333 ZD për në Tiranë.

Ndoj është shprehur se nuk ka vënë re asgjë të dyshimtë deri në momentin kur breshëritë e armëve janë derdhur mbi makinë krejt papritur. Prokurori ka pohuar se nuk ka arritur të fiksojë asgjë në lidhje me autorët e atentatit pasi makina ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga. 

Sipas Ndojt, devijimi i lëvizjes së makinës që ka bërë shoferi i tij u ka shpëtuar jetën të tre personave pasi plumbat kanë qenë të shumtë. 

I plagosuri tjetër në këtë ngjarje, Aleksandër Laho i njohur edhe si Landi Muharremi ndodhet në reanimacion pasi ka marrë plumb në shpatull dhe nofull çka ia ka bërë të pamundur dhënien e deklarimeve. 

Ai dhe prokurori Ndoj ruhen me policë në spitalin e Durrësit i cili është blinduar me forca te tjera të rendit që janë vendosur jashtë godinës.

Sipas të dhënave makina mbi të cilën është qëlluar me armë po udhëtonte nga Durrësi drejt Tiranës me rreth 90 km në orë dhe pas breshërive të armës, fuoristrada ku ndodhej Andi Maloku shofer, Ndoji në vend të parë si pasagjer, dhe Landi Muharremi pas shoferit është përplasur me ishullin e rrethrrotullimit më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco