Atentati në Durrës, manovra e shoferit që i shpëtoi jetën prokurorit dhe miqëve të tij

Atentati në Durrës, manovra e shoferit që i shpëtoi jetën prokurorit dhe miqëve të tij

11:49, 02/11/2019
A+ Aa A-

Manovrimi i shoferit të prokurorit Arjan Ndoj i ka  shpëtuar jetën të tre personave që udhëtonin në këtë makinë pasditen e 1 nëntorit.

Të tre personat po udhëtonin në autostradë nga Durrësi në drejtim të Sukthit pikërisht tek mbikalimi i Shkozetit, makina që drejtohej nga Andi Maloku dhe udhëtonte Arjan Ndoj e Landi Muharremi u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë tjetër e cila po lëvizte paralel me ta në të njëjtin sens.

“Pikërisht manovrimi i shoferit, Andi Maloku ka shpëtuar jetën sepse në rast të kundër do të ishin të tre viktima të atentatit.” Informoi gazetarja e RTV Ora Keti Banushi.

Makina ka dalë nga rruga, duke rënë në kanal ndërsa të plagosurit janë transportuar nga kalimtarë të rastit me makinë private.

"Autorët janë nisur drejt Tiranës, në Sukth kanë dalë në rrugë dytësore për t'iu shmangur ndonjë postblloku të policisë"

Nga hetimet mësohet se autorët duhet ta kenë pasur nën vëzhgim të gjithë intenerarin dhe duhet të kenë pasur  informacione të sakta për lëvizjen. Ndërkohë malkina e autorëve rezulton të jetë vjedhur 2 javë më parë në Tiranë dhe rezulton me targa të falsifikuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco