Prokurori Arjan Ndoj del nga reanimacioni, takohet me familjarët....

Prokurori Arjan Ndoj del nga reanimacioni, takohet me familjarët....

11:22, 02/11/2019
A+ Aa A-

Pasi qëndroi për disa orë në reanimacionin e spitalit Rajonal të Durrësit, prokurori Arjan Ndoj është transferuar në një prej dhomave të pavionit.

Ndoj, i cili mori 2 plumba nga atentati i djeshëm në mbikalimin e Shkozetit dhe për pasojë pati dëmtime të klavikulës, është takuar me familjarët e tij, të cilët kanë qenë në ankth për orë të tëra pas ngjarjes së rëndë.

Burime nga spitali i Durrësit bënë me dije se gjendja shëndetësore e Ndojës paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht në spital ndodhet edhe miku i tij Pëllumb Muharremi, i njohur si ‘i forti’ i Sukthit, ndërsa shoferi i tij, Andi Maloku, është shtruar tek Trauma në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco