‘Arrest me burg’ për Eduard Xhezon, i arrestuar për vrasjen e biznesmenit

‘Arrest me burg’ për Eduard Xhezon, i arrestuar për vrasjen e biznesmenit

09:47, 02/11/2019
A+ Aa A-

Është mbajtur sot në Gjykatën e Vlorës seanca e dhënies së masës së sigurisë për Eduard Xhezon, i cili dyshohet si autor për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, në datën 4 Gusht të këtij viti.

Xhezo u ndalua 3 ditë më parë nga policia në Durres teksa ishte nën efektin e lëndëve narkotike, dhe i bëri rezistencë patrullës së policisë.

Ai u përballet sot me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, si dhe posedim i lëndëve narkotike.

Trupi gjykues vendosi masën e arrestit me burg për 34-vjeçarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco