Gjendja e të plagosurve: Njëri plumb në nofull, tjetri në shtyllën kurrizore, hetuesit nuk marrin dot dëshmi…

Gjendja e të plagosurve: Njëri plumb në nofull, tjetri në shtyllën kurrizore, hetuesit nuk marrin dot dëshmi…

09:19, 02/11/2019
A+ Aa A-

Në makinën që u bë shoshë nga plumbat te mbikalimi i Shkozetit në Durrës, ndodhej edhe Aleksandër Laho, emri me të cilin njihej së fundmi, ishte mik i prokurorit të Durrësit.

Ai, po ashtu, mbeti i plagosur me një plumb në nofull, gjatë atentatit që ndodhi pasditen e djeshme.

Për shkak se njëri nga plumbat e ka prekur në nofull, është e pamundur të flasë për hetuesit dhe mësohet se ai është duke u mbajtur në mbikëqyrje intensive nga bluzat e bardha.

Kurse Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoj, është në gjendje kritike për jetën. Për këtë arsye edhe hetuesit nuk kanë mundur të marrin asnjë dëshmi prej tij.

Mësohet se Malokun, një nga plumbat e ka prekur në shtyllën kurrizore dhe sipas mjekëve nëse do arrijë ti mbijetojë kësaj gjendje kritike mund të mbetet i paralizuar. Nderkohë që burme nga spitali i traumës shpjegojnë se plumbat i kanë prekur edhe mushkeritë.

Prokurori i plagosur mbrëmjen e kaluar, që ka marrë dy plumba në trup dhe është jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco