Ç'po ndodh pas atentatit/ Një pjesë e autostradës Tiranë-Durrës e bllokuar, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Ç'po ndodh pas atentatit/ Një pjesë e autostradës Tiranë-Durrës e bllokuar, sekuestrohen kamerat e sigurisë

23:11, 01/11/2019
A+ Aa A-

Pas atentatit të sotëm ndaj prokurorit Arjan Ndoja, një pjesë e autostradës Durrës-Tiranë vijon të qëndrojë e bllokuar.

Policia ka devijuar qarkullimin e automjeteve nga Ura e Dajlanit deri në mbikalimin e Shkozetit, vendi ku ndodhi edhe atentati në fjalë.

Mësohet se policia ka nisur të sekuestrojë të gjithë kamerat e bizneseve që ndodhen përgjatë këtij segmenti të autostradës, për të parë lëvizjet e atentatorëve.

Ditën sotme automjeti ku udhëtonte prokurori u godit me breshëri plumbash kallashnikovi, duke lënë të plagosur prokurorin, Aleksandër Lahon dhe shoferin e tij Andi Maloku, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, sipas mjekut të Urgjencës në Spitalin e Durrësit, edhe pse ka marrë dy plumba, prokurori Ndoja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pak orë pas ngjarjen në rrugën dytësore që lidh Shkozetin me Fushë-Krujën, në rrugën për Ishëm, u gjend e braktisur makina e autorëve që qëlluan mbi makinën e prokurorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco