Gjyqi për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku, ish-drejtuesi i Policisë: Një hetim më shumë mediatik se praktik

Gjyqi për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku, ish-drejtuesi i Policisë: Një hetim më shumë mediatik se praktik

22:43, 01/11/2019
A+ Aa A-

Mospranimi i kërkesës për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri të Bledar Jambellit dhe Kristaq Lecit, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku ka shkaktuar debate të shumta në seancën gjyqësore.

Përfaqësuesi i familjes së komisarit e ka konsideruar si qesharake korrespondencën mes policisë dhe gjykatës, të cilët kanë ushtruar kontrolle në Berat e Fier, pavarësisht faktit që dy të pandehurit ndodhen në Greqi.

Sipas tij shteti shqiptar është i pafuqishëm që t’i sjellë ata para drejtësisë.

Edhe për ekspertët e policisë, çështja nuk është hetuar dhe marrë seriozisht, pasi shteti duhej të insistonte në vënien para përgjegjësisë të dy të dyshuarve, Jambelli dhe Leci.

"Gjithmonë në mendjen time ka qenë një hetim pak si sforcuar, me ngërçe, si me të hedhur. Një hetim më shumë mediatik se praktik", shprehet ish drejtuesi i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj, raporton Ora News.

Për Hajdarmatajn, mosekstradimi i dy të pandehurve dhe bllokimi i procesit në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka ardhur për mungesë të dokumentacionit, por dhe faktit që njëri prej tyre mban mbiemër minoritar dhe mbrohet si i tillë.

"Njëra është çështje afatesh. Çështja tjetër është nëse ky dokumentacion është i plotë dhe nëse ja mbush mendjen gjykatës greke. Mendoj se ka pasur një ngërç shumë të madh pasi një nga personat ka mbiemër grek, gjoja me origjinë minoritare greke", shton ai.

Për vrasjen e Artan Cukut, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 10 vite burg ekzekutorin Mikel Shallari pasi u bë bashkëpunëtor i drejtësisë, duke ndihmuar në identifikimin e personave të tjerë.

Sipas Shallarit Kristaq Leci kishte luajtur rolin e ndërmjetësit, ndërsa porositësi i krimit ishte Bledar Jambelli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco