VIDEO/ Po transportonin lëndë narkotike, arrestohen tre persona në Berat

VIDEO/ Po transportonin lëndë narkotike, arrestohen tre persona në Berat

10:29, 01/11/2019
A+ Aa A-

Policia e Beratit ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar "Aksi", në aksin rrugor Poliçan-Berat, në afërsi të fshatit Fushë-Peshtan.

Janë arrestuar nga policia tre persona.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetet tip Benz dhe Toyota, me të cilët po udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.2 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Berat

Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar "Aksi".

Sekuestrohen 6.2 kg cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Policia e Beratit në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar "Aksi", në aksin rrugor Poliçan-Berat, në afërsi të fshatit Fushë-Peshtan.

Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se 3 shtetas po transportonin lëndë narkotike, organizoi punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre, konkretisht:

L. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë;
J. C., 29 vjeç, banues në Tiranë;
M. P., 28 vjeç, banues në Durrës;

Nga kontrolli i ushtruar në mjetet tip Benz dhe Toyota, me të cilët po udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.2 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco