Kapen me drogë në makinë, arrestohen 18 vjçarët

Kapen me drogë në makinë, arrestohen 18 vjçarët

08:53, 01/11/2019
A+ Aa A-

Dy adoleshentët janë arrestuar në Rrëshenit pasi u kapën me drogë në makinë.

Në pranga ranë të rinjtë me iniciale F. N., banues në Kashnjet dhe B. S., banues në Kthellë, të dy 18 vjeç, të cilët po transportonin lëndën narkotike për ta bërë gati në doza të vogla për shitje.

Policia ndaloi adoleshentët në qytetin e Rreshenit dhe gjatë kontrollit të makinë gjetën 500 gram kanabis në pjesën e sendiljes së pasme.

“Në qytetin e Rrëshenit, Policia ka bërë ndalimin e mjetit tip Ford, me të cilin leviznin dy shtetasit dhe gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e sediljes se prapme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 500 gr., e dyshuar cannabis sativa,”-shkroi policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë në ngarkim të F. N. dhe B. S., për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco