Vranë duke i çarë kafkën Zarif Alliun, për pazare droge, 31 vite burg për autorët

Vranë duke i çarë kafkën Zarif Alliun, për pazare droge, 31 vite burg për autorët

14:07, 29/10/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Korçës ka dhënë vendimin për dy autorët e vrasjes së Zarif Alliut një vit më parë në Korçë, pas prishjes së pazareve të drogës.

Gjykata ka vendosur të dënojë me 14 vite burg Davi Myrten dhe me 17 vite burg Spiro Xholin.

Kujtojmë se vrasja e Alliut u krye në mënyrë barbare, pasi dy autorët e goditën atë me mjete të forta duke i çarë kafkën, thyer hundën dhe dhëmbët e gojës.

Të dy të pandehurit u akuzuan nga prokuroria dhe policia e Korçës për akuzën e “Vrasjes me dashje” kyer në bashkëpunim në dëm të viktimës Zarif Alliu, të cilin e kanë vrarë me mjete të forta, duke i thyer kafkën, hundën dhe dhëmbët e gojës, por shkaktuar dhe dëme të tjera fizike në trup viktimës.

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria e Korçës dhe komisariatit Devoll, viktima dhe dy të pandehurit kishin njohje me njëri-tjetrin. Ngjarja është raportuar në 18 mars 2017 ku është marrë informacioni se në vendin e quajtur fshati Braçanj, rrethi Devoll janë gjetur të dëmtuar tre persona, të cilët kanë kërkuar ndihmë tek fshatarët e zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco