Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon prokurorinë, rikthen për hetim çeshtjen e ‘Toyota Yaris’

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon prokurorinë, rikthen për hetim çeshtjen e ‘Toyota Yaris’

12:44, 29/10/2019
A+ Aa A-

Gjykata e krimeve të rënda ka mërë një vendim për rikthimin për hetim të dosjes së transportit të miliona eurove nga Europa në drejtim të Shqipërisë me makina.

Kërkesa për rikthim për hetim për shkak të letërporosive dhe provave të reja dhe është bërë me kërkesë të avokatëve.

Është zhvilluar në Gjykatën për Krime të Rënda seanca paraprake për dosjen “Toyota Yaris”. Kanë mbërritur dy letërporosi nga Belgjika dhe Italia, ndërsa prokuroria dhe mbrojtja kanë kërkuar që dosja të rikthehet sërish për hetim në Prokuroria.

Trupi gjykues është tërhequr për vendim nëse do të kaloj çështjen për gjykim apo për hetim edhe një herë. Është një hetim edhe i Shqipërisë edhe i Belgjikës. Alfred dhe Elvis Vladi, dy vëllezërit që janë në kërkim për dosjen kanë dijeni për ngjarjen pasi kanë sjell mbrojtës.

Të arrestuar për këtë çështje janë babë e bir Edi Lika dhe Klevi Cani,  dhe Alban Mollaymeri të akuzuar për “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” si dhe Agim Çeka i akuzuar vetëm për armëmbajtje pa leje. Belgjika mori ne pyetje te arrestuarit në Shqipëri si dhe kreun e opozitës Lulzim Basha pak javë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco