Pasuria prej milionash që iu sekuestrua 4 personave: Pulari në Shkodër, 10 apartamente në plazh, 14 makina luksi ...

Pasuria prej milionash që iu sekuestrua 4 personave: Pulari në Shkodër, 10 apartamente në plazh, 14 makina luksi ...

11:23, 29/10/2019
A+ Aa A-

Katër shqiptarët, pasuria e të cilëve prej 3 milionë eurosh investuar në Shqipëri që u sekuestrua sot, janë: Jetmir Kastrati, Dëfrim Eçi, Armando Doçaj, dhe Eri Pelingu.

Ata u arrestuan në  Danimarkë më datë 26.06.2019 në kuadrin e operacionit ndërkombëtar “Goldfinger” dhe akuzohen për  vepra të rënda penale si “Grupi i strukturuar kriminal ”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale",

Gjatë operacionit, atyre iu sekuestruan 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes,

Po ashtu, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u vendos sekuestrimi mbi pasuritë, si më poshtë: 

Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro; 

10 apartamente banimi, në plazhin e Velipojës; 

1 apartament banimi në Shkodër; 

14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;

Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro. 

Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarve të tyre. 

Pronat e sekuestruara më datë 26.06.2019 dhe 29.10.2019, me vendim gjykate, i janë dorëzuar për administrim Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Minsistrisë së Financave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco