Policia në aksion në Llakatund të Vlorës, kap të riun me një thes kanabis Kanabisi i kapur

Policia në aksion në Llakatund të Vlorës, kap të riun me një thes kanabis

09:41, 29/10/2019
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion të koduar si "Ferma", në zonën e Fermës, afër fshatit Llakatund të Vlorës. Në kuadër të këtij operacioni, në bazë të informacioneve dhe bashkëpunimit me qytetarët, u bë arrestimi i 24-vjeçarit R. R.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, Policia ka gjetur 12.4 kg kanabis. Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco