Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Vidhnin eskavatorë dhe i sillnin në Shqipëri/ 7 të arrestuar në Itali. 'Koka' e grupit një shqiptar

Vidhnin eskavatorë dhe i sillnin në Shqipëri/ 7 të arrestuar në Itali. 'Koka' e grupit një shqiptar

17:02, 28/10/2019
A+ Aa A-

Karabinierët e Compagnia di Fiorenzuola në Itali kanë zbuluar një grup kriminal që merrej me vjedhje të eskavatorëve, të cilët më pas i sillnin për ti shitur në Shqipëri.

Ka qenë një qytetar që ka bërë denoncimin në polici dhe më pas, hetimet kanë zbuluar edhe grupimin kriminal që merrej me këtë veprimtari të jashtëligjshme.

Hetimi filloi në korrik 2018 përfundoi pas gjashtë muajve hetime, shkruajnë mediat italiane.

Prokuroria ka hetuar në lidhje me këtë çështje 9 vetë, teksa 5 u lanë në burg e dy janë dërguar në arrest shtëpie.

Sipas hetimeve të deritanishme, të publikuara nga mediat italiane, në krye të grupit që vidhte makinat ishte një shqiptar 47 vjeç, i cili bashkëpunonte ngushtë me një mikun e tij 35 vjeç. I dyshuari kryesor kishte një biznes në Shqipëri.

Mes të arrestuarve janë katër shqiptarë, dy me banim në Milano e dy në Emilia Romanja.

Krimet e hetuara nga organi i akuzës janë vjedhja, pastrimi i parave dhe marrja e mallrave të vjedhura. Gjashtë vjedhje janë konstatuar në vendet e ndërtimit në Italinë Veriore (Dalmine, Ridiamo, Tortona, tre në Fontevivo).

Vlera e automjeteve të vjedhura arrinte në rreth një 1,5 milion euro.

https://www.liberta.it/news/cronaca/2019/10/28/rubavano-escavatori-e-li-vendevano-in-albania-7-arresti-furti-per-un-milione-e-mezzo-di-euro/

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco