Dy ditë pas thirrjeve antishqiptare, Policia ka ndaluar sot motrën e Kacifasit

Dy ditë pas thirrjeve antishqiptare, Policia ka ndaluar sot motrën e Kacifasit

16:34, 28/10/2019
A+ Aa A-

Kjo e fundit u ndalua ndërsa po tentonte të vendoste një baner me foton e vëllait të saj.

Nga Policia e Shtetit nuk ka ende një komunikatë lidhur mbi thirrjet antishqiptare që shoqëruan 1 vjetorin e Kacifasit.

Ndërsa po kryheshin homazhe për ushtarët e rënë grek, motra e Katsifas ka deklaruar se Bularati është tokë greke, dhe se shqiptarët duhen vrarë.

Sipas saj policia shqiptare ka tërhequr zvarrë babanë e Katsifas, vetëm për shkak se ai donte të vendoste një baner me foton e të birit.

“Nderojmë vëllain tim por policia tërhoqi zvarrë 100 metra babanë tim”, tha motra e Katsifas.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco