Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Kapet mat në një lokal tek Astiri, shpërndarësi i kokainës: Kontroll shtëpisë edhe makinës Kokaina qe iu gjet

Kapet mat në një lokal tek Astiri, shpërndarësi i kokainës: Kontroll shtëpisë edhe makinës

12:33, 28/10/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit zhvilluar një operacion në zonën e Astirit, ku kishte informacion se në lokale shpërndaheshin droga të forta, si kokainë.

Sektori për Hetimin  e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin  Nr. 6, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe bashkëpunimit me qytetarët, arrestoi 32-vjeçarin A.T., banor i Tiranës.

Ai u kap në lokal në zonën e Astirit me doza kokaine, që do t’ua shiste klientëve që frekuentonin këtë lokal.

Pas kësja, është ushtruar kontroll në shtëpinë e tij dhe në makinën e tij, ku iu gjet një tjetër sasi kokaine,60 gr, dy shishe me përzierës lënde narkotike, peshore elektronike dhe dy aparate celulari.

Tashmë dosja e tij iu dërgua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.



 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco