Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Si u ndryshua akuza/ Zbardhet vendimi i dënimit të ish-ministrit Saimir Tahiri

Si u ndryshua akuza/ Zbardhet vendimi i dënimit të ish-ministrit Saimir Tahiri

12:23, 28/10/2019
A+ Aa A-

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri. Mësohet se vendimi i zbardhur sapo është dorëzuar nga trupi gjykues në sekretarin e Gjykatës për Krime të Rënda.

Vendimi u apelua nga të dyja palët në Apelin për Krime të Rënda. Me interes pritet se si trupi gjykues ka justifikuar rrëzimin e veprave penale të Prokurorisë dhe zëvendësimin e tyre me një tjetër vepër penale.

Në këto 140 faqe janë argumentuar arsyet që çuan tre gjyqtarët të dënonin ish-ministrin Tahiri me 3 vite shërbim prove dhe 3 vite pa të drejtë për të ushtruar funksione publike.

Vendimi është dorëzuar nga trupa gjykuese brenda afateve ligjore. Maksimalisht lejohej 45 ditë, ndërsa është zbardhur pas 39 ditësh.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco