VIDEO/ 18 të arrestuar për abuzime me pronat në Durrës

VIDEO/ 18 të arrestuar për abuzime me pronat në Durrës

11:02, 25/10/2019
A+ Aa A-

Pas lajmit se janë shoqëruar shumë punonjës të kadastrës së Durrësit janë zbardhur edhe detaje nga kjo ngjarje e rëndësishme.

Mësohet se Gjyata e Durrësit ka dhënë 20 urdhër arreste me burg për punonjës dhe ish punonjës të këtij institucioni dhe 6 vendime me detyrim paraqitjeje.

Ndekrohe qe jane arrestuar derin tani 18 persona njftoi policia.

Mëngjesin e kësaj të premteje, Policia me urdhër të prokurorisë ka kryer shoqërimin e shumicës së punonjësve të akuzuar të këtij institucioni të cilët janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Ende nuk dihen arsyet e sakta të shoqërimit të tyre.

Kohët e fundit në Kadastrën e qytetit bregdetar ka pasur zhvillime të bujshme, që me arrestimin e drejtorit Liridon Pula.

Arrestimi i kreut të Kadastrës në Durrës solli një përplasje mes qeverisë dhe prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, i cili firmosi për arrestimin e tij. Në fillim të muajit, prokuroria arrestoi Lusiena Kolën, përgjegjëse e sektorit juridik në ASHK-në e Durrësit.

Më pas njoftoi edhe arrestimin e Liridon Pulës, i cili mbante postin e drejtorit. Prokuroria ka bërë po ashtu  shpalljen në kërkim të ish-kreut të agjencisë së legalizimeve. Prokurori Ndoja u akuzua nga kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe, se mbështet bandat e krimit dhe se ka ushtruar presion ndaj kreut të kadastrës në Durrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco