Vrau 15-vjeçarin gjatë një ndjekje policore  në Lezhë, arrestohet ish polici

Vrau 15-vjeçarin gjatë një ndjekje policore në Lezhë, arrestohet ish polici

10:58, 25/10/2019
A+ Aa A-

Eshtë arrestuar në Francë ish-polici Skënder Sefereaj, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e 15-vjeçarit Armando Skandaj në vitin 2010.

Vrasja e të riut ndodhi gjatë një aksioni policor.

Si ka ndodhur ngjarja: 

Ardit Skandaj, vëllai i Armandos, kishte vjedhur me armë tre shtetas malazezë në kryqëzimin e Kallmetit. Vjedhja, sipas Prokurorisë së Lezhës, kishte ndodhur më 15 korrik, ndërsa me 17 korrik, policia u vu në ndjekje të makinës së Skandajt dhe në Urën e Cenit i ka bllokuar rrugën me mjete, një motor dhe një makinë policie. Skandaj ka çarë rrethimin, ndërsa policia u detyrua të qëllonte me armë mbi makinën.

Prokuroria thotë se u gjuajtën gomat e mjetit, por plumbat kanë devijuar duke kapur pjesën e pasme të makinës, ku ndodhej ulur 15-vjeçari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco