Policia me urdhër të prokurorisë ‘zbraz’ kadastrën e Durrësit, shoqërohen 17 persona

Policia me urdhër të prokurorisë ‘zbraz’ kadastrën e Durrësit, shoqërohen 17 persona

10:12, 25/10/2019
A+ Aa A-

Kadastra e Durrësit nuk gjen qetësi. Mësohet se mëngjesin e kësaj të premteje, 17 punonjës të Kadastrës janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të tyre.

Kohët e fundit në Kadastrën e qytetit bregdetar ka pasur zhvillime të bujshme, që me arrestimin e drejtorit Liridon Pula.

Pula u arrestua nën dyshimet se së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

Arrestimi i kreut të Kadastrës në Durrës solli një përplasje mes qeverisë dhe prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, i cili firmosi për arrestimin e tij. Në fillim të muajit, prokuroria arrestoi Lusiena Kolën, përgjegjëse e sektorit juridik në ASHK-në e Durrësit.

Më pas njoftoi edhe arrestimin e Liridon Pulës, i cili mbante postin e drejtorit. Prokuroria ka bërë po ashtu  shpalljen në kërkim të ish-kreut të agjencisë së legalizimeve. Prokurori Ndoja u akuzua nga kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe, se mbështet bandat e krimit dhe se ka ushtruar presion ndaj kreut të kadastrës në Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco