Rusët mbysin shqiptarin, trupi në morg prej një muaji

Rusët mbysin shqiptarin, trupi në morg prej një muaji

22:40, 24/10/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar është vrarë nga dy rusë në Suedi në një ngjarje që raportohet se ka ndodhur më 27 shtator të këtij.

Denoncimi është bërë sot në emisionin ‘Pa gjurmë’ në Report Tv.

Shqiptari që ka humbur jetën është Sokol Sulaj, trupi i të cilit ndodhet aktualisht në morgun e spitalit, në Sundsvall.

"Është vrarë në një qytet. Është vrarë nga rusë. Ka qenë një grindje në një kamp dhe personi që ka vdekur e ka emrin Sokol Sulaj. Unë flas në emër të motrës së vet. Familja është në dijeni. Ai ka vetëm një motër, nuk ka qenë as i fejuar, as fëmijë nuk ka. Shqiptarët kanë mbledhur fondin për ta kthyer në Shqipëri. Që nga dita kur është vrarë ai ndodhet në morg", është shprehur në një lidhje telefonike për Report Tv emigranti

Sokol Sulaj është i vitlindjes 1972, 47 vjeç,

Para se të ndodhte kjo ngjarje, viktima i kishte kërkuar Zyrës së Emigracionit Suedez, që t’ i ndryshonte dhomën, pasi dy shtetasit rus e kishin kërcënuar më parë shqiptarin nga Saranda, dhe më pas e kanë eleminuar, duke e mbytur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco