Erdhi në Shqipëri ndërroi emrin dhe mbiemrin, shqiptari arrestohet në Itali

Erdhi në Shqipëri ndërroi emrin dhe mbiemrin, shqiptari arrestohet në Itali

20:39, 24/10/2019
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 27 vjeçar në Santa Venerina, në zonën e Catanias.

Shqiptari mendoi se do tia hidhte policisë italiane me identetin e ri që kishte marrë në Shqipëri, por ra në prangat e tyre.

I riu shqiptar ishte dëbuar në Itali për 3 vite.

Ai u kthye në Shqipëri dhe ndërroi gjeneralitetet në Ismet Kajliç

Me këtë mbiemër, shqiptari iu prezantoi autoriteteve italiane një pasaportë të rregullt me identitetin e ri.

Dokumenti ishte lëshuar nga autoritetet shqiptare më datë 31 maj 2019.

Karabinierët dyshuan shumë te shqiptari.

Shkak u bë fakti se ai për të mbërritur në Itali, kishte udhëtuar në një sërë shtetesh në Ballkan dhe nuk kishte udhëtuar nga deti, e cila është edhe rruga më e shkurtër, por kishte zgjedhur rrugën më të gjatë.

Me të konstatuar që ai nuk ishte Ismet Kajliç, policia arrestoi të riun shqiptar dhe e dërgoi pranë komisariatit lokal, për veprime të mëtejshme.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco