Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Nënshtetësi italiane për Alvinin/ Mamaja mund ti ketë vdekur, ja plani për të shpëtuar djalin shqiptar

Nënshtetësi italiane për Alvinin/ Mamaja mund ti ketë vdekur, ja plani për të shpëtuar djalin shqiptar

16:55, 23/10/2019
A+ Aa A-

Këshilli Rajonal i Lombardias në Itali ka dalë sot me një vendim unanim të rëndësishëm ku i kërkon autoriteteve të bëjnë të pamundurën për kthimin e djaloshit shqiptar, Alvin Berisha, pranë babait të tij.

Alvini, sot 11 vjeç, u dërgua në Siri nga nëna e tij në vitin 2014, kur ishte 6 vjeç.

Djaloshi i cili me origjinë është nga Shqipërië, është lindur dhe rritur në Barzago, në një provincë të Leço-s

Për historinë e tij ka folur dhe ka hetuar më së shumti ‘Le Iene’ një emision investigativ që transmetohet në Mediaset në Itali.

Me shumë mundësi sipas Milano Today, mamaja e Alvin ka humbur jetën gjatë bombardimit të Baguz, qyteti i fundit i ISIS që ra në mars të vitit 2019.

Sipas informacioneve, Alvin është i vetëm në një kamp me ish-terroristët.

Paolo Romeo, këshilltare e Forza Italia, shkruan: ‘Alvin gjendet i vetëm në një tjetër luftë për tu suportuar. Insitucionet kanë për të detyrë të reagojnë, duke u përpjekur ta sjellin të voglin në Itali në familjen e tij’

Midis të tjerave Këshilli Rajonal i ka kërkuar qeverisë të shikojë mundësinë që Alvini i vogël të marrë nënshtetësinë italiane, pasi familja e tij është plotësisht e integruar në jetën sociale në Lombardi

‘Prioriteti i Rajonit të Lombardias është që të sjellë Alvinin në shtëpi, ku e presin shumë persona të cilët i duan të mirën’, thotë ndër të tjera këshilltarja e Forca Italia, Paola Romeo.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco