FOTO/ Një shqiptar i vdekur e një i plagosur në Greqi

FOTO/ Një shqiptar i vdekur e një i plagosur në Greqi

14:49, 23/10/2019
A+ Aa A-

Një aksident trafiku me një të vdekur dhe një burrë të plagosur rëndë, ka ndodhur pas orës 11:00 me orën greke, mbrëmjen e së martës në autostradën e vjetër Chania -Kissamos në lartësinë e Maleme.

Një motor ku udhëtonin dy burra të moshës 31 dhe 34 vjeç nga Shqipëria, doli nga rruga dhe u përplas me bordurat në anë të rrugës. Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura.

I plagosuri u dërgua në Spitalin Chania, ku u operua, ndërkohë që mjekët u detyruan të presin njërën këmbë.

Gjendja e tij është kritike dhe ai lufton për të qëndruar gjallë ndërsa po mjekohet në Njësinë e Kujdesit Intensiv.

Rrethanat në të cilat ndodhi edhe ky aksident fatal trafiku po hetohen nga autoritetet policore.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco