Detajet/ Shqiptari e qëlloi me thikë disa herë, vdes në spital e reja moldave

Detajet/ Shqiptari e qëlloi me thikë disa herë, vdes në spital e reja moldave

20:40, 21/10/2019
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në poliklinikën ‘Gemelli’ në Romë, pas 45 ditësh në agoni, një shtetase moldave e cila u qëllua disa herë me thikë në banesën e saj në Chieti më 3 shtator nga një shqiptar.

Aliona Oleinic iu nënshtrua 6 ndërhyrjeve kirurgjikale por nuk mundi ti shpëtojë plagëve të rënda që i shkaktoi shqiptari  27-vjeçar, Roland Bushi.

Tashmë shqiptari ndodhet në burg në akuzën e vrasjes.

Në ditët në vijim, sikundër raportojnë mediat italiane, mbi trupin e viktimës do të kryhet autopsia, e cila do të vihet në dispozicion të procedurave hetimore.

Shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë, sipas mediave fqinje, është bërë refuzimi i të huajës ndaj shqiptarit. Së bashku ata kishin disa kohë që dilnin me njëri-tjetrin pasi ishin njohur në Facebook.

Avokati mbrojtës i Bushit ka deklaruar se, 27-vjeçari nuk donte ta vriste moldaven. Sipas tij, ditën e ngjarjes, Bushi kishte shkuar me qëllimin që të sqaronte raportin mes të dyve, por ka pasur një moment xhelozie. Ngjarja degjeneroi deri në përdorimin e thikës nga i riu shqiptar, mirëpo sipas avokatit, ai kurrë nuk e pati në qëllim ta vriste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco