Arrestohen tre shqiptarë, e kishin kthyer ndërtesën në plantacion droge

Arrestohen tre shqiptarë, e kishin kthyer ndërtesën në plantacion droge

19:33, 21/10/2019
A+ Aa A-

Tre shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët e stacionit Bossolasco në akuzën e trafikimit dhe prodhimit të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Në prangat e policisë italiane kanë rënë dy të rinj të moshës 17 vjeç dhe një 40 vjeçar.

Atyre iu gjetën në ndërtesën ngjitur  rreth 55 kg marijuana, të cilat po thaheshin me mjete të posaçme për tu përgatitur më pas për tu shitur.

Plantacioni i marijuanës u sekuestrua në një zonë të pyllëzuar të Komunës së San Benedetto Belbo, në kufirin me Urbazzano

Me ndihmën e ushtarëve të Stacionit Cortemilia dhe Policisë lokale të Alta Langa u sekuestruan gjithashtu edhe 126 bimë më shumë se dy metra të larta ende në fazën e rritjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco