VIDEO/ I gjakosur përtokë, pamjet e bariut pas sulmit nga ariu

VIDEO/ I gjakosur përtokë, pamjet e bariut pas sulmit nga ariu

15:45, 21/10/2019

Në orët e mëngjesit të ditës së djeshme, një ari sulmoi në malin e Gjallicës bariun Ekrem Onuzi, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.

Pas më shumë se 5 orësh nga sulmi, ai u transportua me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku edhe ndodhet i shtruar dhe me plagë të shumta. Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë ditës së sotme, Onuzi është shprehur se vetëm Allahu e e ka shpëtuar nga ai sulm, ndërsa ka treguar se në ndihmë të tij në ato momente i kanë ardhur edhe qentë të cilët u përpoqën të largonin ariu. Ai tha se numri i emergjencës nuk i është përgjigjur.

Vetë Onuzi ditën e sotme ka bërë publike pamje të tij, pas sulmit nga ariu dhe duke pritur ndihmën e parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi21/10/2019 20:44

Muzik ne sfond , i shkreti bari vuan nga dhimbjet kurse kta sikur kane dale per qef e filmojne me telefon, eh cka pierdh njerzimi

Shto koment

Denonco