Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Po kthehen xhihadistët në Pogradec?! Nëna: Para disa ditësh erdhën 3 të veshur me të bardha...

Po kthehen xhihadistët në Pogradec?! Nëna: Para disa ditësh erdhën 3 të veshur me të bardha...

13:37, 21/10/2019
A+ Aa A-

Dhjetra shqiptarë janë larguar në drejtim të Sirisë, ndërsa një pjesë e tyre ende nuk janë kthyer, pasi kanë luftuar në krah të ISIS. Gazetarja e Fax News Ledjona Xheladinaj në Korçë ka folur me dy prej nënave të cilët kanë djemtë në Siri, Ervis Alinjin dhe Almir Dacin.

Mes lotësh, Hurmaja, nëna e Ervis Alinjit, regon se pak ditë më parë në fshat kanë qenë tre persona të dyshimtë dhe ajo beson se një prej tyre është djali i saj.

Ervisi ka 8 vjet që është larguar drejt Sirisë, dhe prej asaj kohe familja nuk ka marrë më asnjë lajm prej tij, ndërsa Hurmaja shpreson ende për një telefonatë nga i biri.

“Prej vitesh nuk kanë asnjë kontakt me djalin. Më dhëmb shpirti për atë fëmijë, s’dimë ku ndodhet, por jemi të sigurt që është  gjallë. Shpresa jonë e vetme janë mediat, nuk kemi besim te shteti. Jam e sëmurë prej merakut të djalit.

Para disa ditësh, 3 persona veshur me të bardha ishin në fshat. Dyshojmë se Elvisi ishte një prej tyre. Shohim çdo ditë ndodhitë në Siri dhe na dridhet zemra .E vetmja dëshirë, të jetë gjallë dhe të bëjë një telefonatë”, shprehet e ëma e Ervis Alinjit.

Ndërkohë që e ëma e Almir Dacit, i cili është raportuar i vdekur në Siri, paraqitet në gjendje të rënduar psikologjike dhe tenton që të mos marrë vëmendjen e gazetarëve.

    Pasaporta e Ervis Alinjit, i dyti Almir Daci.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco