Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

U arrestuan pak ditë më parë për drogë, lihen në burg 7 vlonjatët

U arrestuan pak ditë më parë për drogë, lihen në burg 7 vlonjatët

10:11, 21/10/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Vlorës ka lënë në  burg 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë të koduar "Vjeshta".

Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë, gjykata vendosi "arrest me burg" për shtetasit Çerçiz Velaj 33 vjeç, Enton Likaj 28 vjeç, Daniel Nikaj, 22 vjeç, Altiv Veizaj, 37 vjeç, Antonio Veizaj, 27 vjeç, Marjo Veizaj, 22 vjeç, Romeo Likajt, 29 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë katër ditë më parë, pas një pune 6 mujore hetimi.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë kultivuar bime narkotike në njësitë administrative të Selenicës, që konsiderohen zonat me risk të lartë për këtë veprimtari kriminale.

 “Në vazhdimësi të këtij hetimi, janë evidentuar 24 raste të kultivimit të bimëve narkotike në 5 Njësitë Administrative (Armen, Sevaster, Brataj, Kotë dhe Vllahinë), ku më parë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 16 persona (8 të arrestuar, 4 në kërkim, 4 në gjendje të lirë).”

Gjatë aksionit u sekuestruan armë zjarr, shuma parash e eurosh, sikurse janë asgjësuar bimë e fidanë kanabisi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco