Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vrasja e Santiago Malkos, gykata jep masën e arrestit për 8 personat në kërkim

Vrasja e Santiago Malkos, gykata jep masën e arrestit për 8 personat në kërkim

09:52, 21/10/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vlerësuar në mungesë masën e arrestit me burg për 8 personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Santjago Malkos.

Togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit të Krimeve të Rënda Behar Dibra, për caktimin e masës arrest me burg për dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, për Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj, të gjithë banues në Tiranë, si she për Fatmir Hyseni, nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”.

Ndërkohë, pritet që brenda pak ditësh të vlerësohet masa edhe për Blendi Tetën, i arrestuar po për të njëjtën çështje.

Fillimisht dosja u hetua nga prokuroria e Tiranës, e cila më pas shpalli moskopetencë duke e kaluar dosjen tek Krimet e Rënda.

Të shpallurit në kërkim akuzohet për veprat penale vrasje me dashje në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, vjedhja, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco